Secondary Adv

Termeti test per ndertimet- Kreu i Institutit te Ndertimit: Asnje problem me pjesen konstruktive

"Tërmeti që ndodhi ditën e shtunë ishte test i madh për ndërtuesit dhe tregoi që kemi punuar me përgjegjësi të madhe si ndërtues e projektues".

 

“Testi i tërmetit që ndodhi ditën e shtunë ishte test i madh për ndërtuesit dhe tregoi që kemi punuar me përgjegjësi të madhe si ndërtues e projektues pasi nuk patëm asnjë lloj problematike sa i përket pjesës konstruktive të objekteve”. Ka qenë kjo deklarata e kreut të Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu në takimin e zhvilluar mes inxhinierëve dhe arkitektëve me Ministrinë e Infrastrukturës. Sipas Hysenlliut, ky test kaloi atë të vitit 1978, vitit para tërmetit shkatërrues. “Në bisedat që kam bërë me kolegët, ky test i kaloi ato të vitit ‘78. U them të gjithë kolegëve që kanë punuar me ndershmëri, inxhinierët shqiptarë treguan që vërtetë janë në gjendje të projektojnë dhe të bëjnë ndërtime të mira. 

 

Kjo është diçka shumë domethënëse për ne si inxhinierë. Të gjithë strukturat si struktura kanë qendruar dhe janë në këmbë dhe siguria të ne është e qartë dhe e saktë. Nuk ka problematika” tha ai. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës ka bashkuar një ekip inxhinierësh të cilët do të studiojnë jo vetëm pasojat e tërmetit të ditës së dielë por gjithashtu do të bëjnë edhe një vlerësim për gjendjen e ndërtimeve shqiptare. Në total, në këtë proces janë angazhuar 47 inxhinierë nga sektori privat, 26 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të gjithë stafet inxhinierike të Institutit të Ndërtimit. Po ashtu, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit i është kërkuar që të mbështesin procesin e nisur./SCAN


Më të lexuarat