Secondary Adv

Propozohet heqja e barrierave doganore dhe kufitare mes Shqiperi-Serbi-M.Veriut: Vendimi ne tetor

Alexandar Vucic, Zoran Zaev dhe kryeministri Shqiptar, do takohen në Tetor për të diskutuar mundësinë e heqjes së barrierave doganore dhe kufitare mes vendeve. 

 

Këtë gjë e sinjalizoi kryeministri Rama nga New Yorku, ndërkohë që është ministrja serbe e infrastrukturës, Zorana Mihajlovic ajo që hedh më shumë dritë mbi një propozim të tillë. Ky propozim ka si qëllim të nxisë investimet nga kompanitë globale në rajon, deklaroi ajo. “Ajo që secili ndër ne duhet të bëjë, është që të heqë të gjitha barrierat doganore dhe kufitare për transportin e të mirave dhe shërbimeve, mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe për këtë mund të mbështetemi te asistenca e Komunitetit të Transprotit, që së fundmi ka hapur zyrat në Beograd”—nënvizoi Mihajlovic.

 

Ndër të tjera, ajo shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një politikë infrastrukturore të harmonizuar dhe se hapi i parë drejt kësaj do të ishte formimi i një rrjeti rajonal për të karikuar makinat elektrike, pasi teknologjia është e ardhmja. Kryeministri shqiptar ndërkohë duke folur në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë ide, tha se, treshja do të takohet për të diskutuar për të, dhe se kjo s`do të thotë se vendet e tjera të rajonit janë të përjashtuar, përkundrazi, mund t`iu bashkohen./SCAN


Më të lexuarat