Zbardhet buxheti 2020-2022 per 100 fshatrat: 30 mln dollare per Rilindjen Rurale
3 miliardë lekë, afërsisht 30 milionë dollarë, do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë programi 100 fshatrat për Rilindjen Urbane.
Scan ka zbardhur parashikimet buxhetore të Qeverisë për periudhën 2020-2022, ku parashikohet shuma që do të investohet përmes FSHZH. Sipas Qeverisë, bëhet fjalë për një projekt të integruar zhvillimi të qendrave të banuara, zonave me interes turistik, apo i zonave rurale në të cilat do të synohet përmirësimi i infrastrukturës, vlerësimi i traditave dhe trashëgimisë kulturore, rritja e nivelit të shërbimeve publike, përmirësimi estetik i qendrave të banuara që i jep mundësi zonave të caktuara rurale të kenë një trend pozitiv të zhvillimit ekonomik, duke krijuar njëherazi edhe premisat për zhvillimin e turizmit apo agro-turizmit.
“Për këtë qëllim do të investohen përmes FSHZH, në programin 100 fshatrat, për periudhën 2020-2022 rreth 3 miliardë lekë”, thekson dokumenti. Shifra është shumë e lartë dukë parë që në sektorin e Bujqësisë, po për të njëjtën periudhë, përmes programit IPARD parashikohet të injektohen jo më shumë se 9 miliardë lekë, afërsisht 90 milionë dollarë./SCAN