Secondary Adv

57 mln leke per promovimin e Shqiperise: Ministria e Financave hap tenderin per konsulencen

Një fond prej afro 57 milionë lekësh është vënë në dispozicion të tërheqjes së investimeve të huaja, si dhe promovimit të Shqipërisë. 

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, në të cilin paraqet ‘ftesën’ për konsulencë të specializuar. Ky investim, sipas detajeve të tenderit, ka për qëllim të rrisë numrin e investitorëve potencialë ndërkombëtarë, duke u përqendruar tek turizmi, energjia dhe minierat, transporti dhe infrastruktura, agrikultura, zonat e zhvillimit teknologjik dhe ekonomik, si dhe zonat me përparësi zhvillimi. 

 

Sipas detajeve teknike të tenderit, për të arritur investime konkrete, nevojitet konsulencë e specializuar për të promovuar në tregje ndërkombëtare minimalisht 30 mundësi investimesh në projekte me rëndësi kombëtare. Më tej, do të kryhet identifikimi i 100 investitorëve ose fondeve të investimit, me të cilët AIDA do të angazhohet për të zhvilluar takime, me qëllim prezantimin e projekteve të lartpërmendura. Sipas detajeve të projektit, tenderi do të qëndrojë i hapur për të gjitha kompanitë e interesuara të konsulencës, deri në 14 tetor, ora 13:00./Scan


Më të lexuarat