Secondary Adv

Transformimi i Gjirokastres: Vijon puna me intensitet per shtrimin e kalldremeve

Vijon pa pushim puna për rilindjen e Gjirokastrës, u shpreh kryeministri Rama, ndërsa theksoi se rritja e numrit të turistëve po rrit punësimin  dhe ekonominë familjare.

 

“Vijon pa pushim puna për rilindjen e Gjirokastrës, ku rritja e konsiderueshme e numrit të turistëve dhe transformimi i vazhdueshëm i shtëpive të vjetra, në bujtina plot shije e ngrohtësi, po ndryshon ekonominë e familjeve e po rrit punësimin”, shprehet ai. Gjirokastra është një nga destinacionet e preferuar të turistëve por me ndërhyrjen përmes projektit për rikonstruksionin e Pazarit të Vjetër, produkt i një partneriteti të shkëlqyer mes Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë Gjirokastrës, qyteti tashmë është rijetësuar duke tërhequr më shumë vizitorë.

 

Po ashtu vitet e fundit janë restauruar fasada, mure, çati, vetrata, taraba, ndriçuesit e kompleksit karakteristik, duke i dhënë një start pozitiv tregtisë, zejtarisë, artizanatit, hotelerisë, haneve, bujtinave të lëna për dorë, ndërsa dhe sot vazhdon puna me intensitet për shtrimin e kalldrëmeve në Gjirokastër. Ndërhyrje kanë prekur të gjithë rrugicat, fasada duke ruajtur identitetin dhe vlerat kulturore të qytetit./ata


Më të lexuarat