Secondary Adv

Zhvillimi i turizmit: FSHZH shpall fituesin e projektit per zonen e Palases dhe Dhermiut

Dy nga destinacionet më të frekuentuara në Jug të vendit do të pësojnë ndërhyrje në funksion të përmirësimit të lëvizjes si dhe shërbimeve që ofrojnë. 

 

Një projekt i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit financuar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare parashikon që të ndërhyhet në ndërtimin e qendrës së emergjencës, në Palasë, rehabilitimin e pjesës gurores në Dhërmi si dhe zonës së parkimit në Dhërmi. Procedura e hapur në gusht është mbyllur tashmë në shtator dhe së fundmi Fondi bëri me dije se oferta fituese është ajo e kompanisë Gjikuria për një vlerë 112 milionë lekë përfshirë tatimin mbi Vlerën e Shtuar. “Qendra do të përfshijë funksionet e një qendre urgjence si ato të shëndetit, policisë, zjarrfikseve, kufitarët dhe një pikë për uljen e helikopterëve. 

 

Synimi i kësaj qendre është tu shërbejë qytetarëve dhe turistëve të zonës Joniane sidomos gjatë sezonit veror. Kjo qendër emergjence do të shërbejë përgjatë gjithë plazhit duke përfshirë Palasën, fshatin e Dhërmiut, Drimadhën dhe plazhin e Dhërmiut bashkë me zonat afër. Qendra do të ndërtohet në krye për të pasur akses më të shpejtë çdo shërbim në qendër ka ndërtesën e saj. Arkitektura e qendrës do të respektojë terrenin dhe natyrën. Pika e vëzhgimit do të vendoset në rrugën kombëtare Vlorë-Himarë mes zonës Gjilekë dhe fshatit Dhërmi. Pika tjetër e rëndësishme e projektit është parkimi. 

 

Kjo parashikon rehabilitimin e gurores së vjetër në anën e djathtë të rrugës Vlorë – Himare menjëherë pas fshatit Dhërmi. Kjo zonë do të shndërrohet në një parkim publik i cili do të shërbejë për turistët dhe banorët e fshatit ku u ndërhy në funksion të rikonstruksionit fundmi” sqarohet në faqen e Fondit. Në procedurën e prokurimit që tashëm ka një fitues që do të nënshkruajë kontratën dhe nisë zbatimin e projektit ishin pjesëmarrëse në total tre kompani dy prej të cilave janë s’kulifikuar./Monitor


Më të lexuarat