Secondary Adv

IKMT vijon aksionin ne bregdetin e Vlores: 60 objekte pa leje planifikohet te prishen

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit për shembjen e 60 objekteve në Radhimë është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe forcave të policisë. 

 

Kjo pasi aksioni ka hasur në kundërshtimin e pronarëve të bizneseve të cilët kanë kundërshtuar vijimin e tij. Një prej fadromave e cila ka qenë duke bërë pastrimin e zonës bregdetare është bllokuar brenda në ujë, ku është rrethuar nga pronarët e bizneseve dhe familjarët e tyre. Banorët janë shprehur se nuk janë kundër shembjeve por kërkojnë dëmshpërblim dhe të njihen me projektin. Forca të shumta policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në zonën ku po zhvillohet aksioni për të shmangur një përplasje të mundshme mes palëve. 

 

IKMT është shprehur se i ka njoftuar të gjithë banorët për këtë aksion. Rezistenca e tyre ka bërë që të ndërpritet aksioni deri në sqarimin e plotë të situatës. Në fillim të muajit shtator, IKMT nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet duke nisur nga zona e Ujit të Ftohtë, aty ku është parashikuar projekti i Lungomare 2 që do të shtrihet deri në afërsi të tunelit në Vlorë. Banorët të cilët kundërshtojën aksionin e IKMT në Radhimë, janë shprehur se nuk janë kundër shembjeve por kërkojnë dëmshpërblim dhe të njihen me projektin./Shqiptarja.com


Më të lexuarat