BSH hedh sot ne qarkullim kartmonedhat e reja: Ja cfare do ndodhe me te vjetrat
Sot del në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 Lekë, ndërkohë monedhat e vjetra do vijojnë të mbeten në qarkullim për tu tërhequr nga BSH gradualisht.
Banka e Shqipërisë njofton prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat kanë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njejtat. Ashtu siç prezantuar nga Banka e Shqipërisë, këto dy prerje do të ishin të parat që do të prezantoheshin përpara publikut, ndërkohë që procesi i hedhjes në treg të së gjithave, do të vijë gradualisht, deri në vitin 2022. Edhe pse kartëmonedha 200 dhe 5000 lekëshe janë futur tanimë në qarkullim, prerjet e vjetra të këtyre kartëmonedhave do të qëndrojnë paralelisht me prerjet e reja, e do të hiqen nga përdorimi në mënyrë graduale, për t’i dhënë kohën e duhur publikut të mësohet me ndryshimin.
Të gjitha prerjet e serisë aktuale të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë janë miratuar në vitin 1995 dhe janë hedhur në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë. Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve. Në rastin e kartëmonedhës 200 Lekë, materiali prej polimeri, i përdorur është më i qëndrueshëm fizikisht, i sigurt dhe ndihmon në pastërtinë e kartëmonedhës./Scan