Secondary Adv

Nis kompesimi per pronat e zena nga ndertimet pa leje

 

Pronarëve që iu është zënë toka nga ndërtimet pa leje duhet të plotësojnë shtatë dokumente për të përfituar kompensimin. Dosja dorëzohet pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duk efilluar nga data 5 mars.


AKKP bën të ditur se të enjten nis procesi i pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. “Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 05.03.2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat”, – thuhet një njoftimin zyrtar të AKKP-së.

 


Shqyrtimi
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka ngritur grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Sipas AKKP-së, aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekë dhe gjithashtu, të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë.


Dokumentet që ju duhen
Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë kërkesën tip, që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
Sipas ligjit për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi.


Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.


Subjekti përfitues duhet të paraqesë vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës, fotokopjen e dokumentit të identifikimit, certifikatën familjare të kërkuesit dhe mandat-pagesën. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.


Dokumentacioni:
1. Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave.
2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre.
4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës.
5. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
6. Certifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit.
7. Mandat-pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë.


Më të lexuarat