Secondary Adv

Rastet e emergjencave ne diga: KESH instalon sisteme alarmi per permbytjet

Në zbatim të Planit të Gatishmërisë për emergjencat, KESH ka instaluar sisteme alarmi për rastet e dëmtimeve të digave nga tërmetet apo prurjet e mëdha të ujit.

 

Në zbatim të Planit të Gatishmërisë në rastet e emergjencave, KESH njofton se ka instaluar sistemet e alarmit për rastet e dëmtimeve të mundshme të digave nga tërmetet apo prurjeve të mëdha të ujit, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në zonat përreth Hec-eve të kaskadës. “Sirenat e instaluara janë MOD8032 dhe përdorin tekonlogjinë “SoundPLAN” e cila bazohet në standardin ndërkombëtar ISO-9613, të prodhuara për lajmërim në rast përmbytjesh, katastrofash mjedisore etj.

 

Ato mbulojnë zonën në 360 gradë horizontale dhe frekuencat e riprodhimit të zërit janë 200 – 2000 Hz. Stacionet e komandimit të sirenave janë të pajisur me mikrofon dhe japin mesazhe në kohe reale në çdo sirene. Gjithashtu sirena mund të lidhet me mikrofon për të transmetuar mesazh zanor lokal” njofton KESH. Më tej, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me njësite e qeverisjes vendore paralajmëron se do të organizojë një seri aktivitetesh, për ndërgjegjësimin dhe informimin e komuniteteve perreth rrjedhës së lumit Drin, mbi Planin e Gatishmërisë në rastet e emergjencave./Scan


Më të lexuarat