Kontrolli i ashensoreve i detyrueshem: Afatet per ashensoret ekzistues dhe ata te rinj
Pas tërmetit të 21 shtatorit, qeveria shqiptare ka njoftuar një seri masash, mes të cilave kontrollin e të gjtihë ashensorëve.
Referuar vendimit të miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit, ashensorë ekzistues do të konsiderohen ashensoret e instaluar dhe të vendosur në shërbim përpara datës 31 dhjetor 2019. Ndërsa “Ashensorë të rinj” do të konsiderohen ashensorët e instaluar dhe të vendosur në shërbim, duke filluar që prej datës 1 janar 2020. Vendimi përcakton se ekzaminimi i plotë i ashensorëve ekzistues, të vendosur në shërbim deri më 31 dhjetor 2019, do të të kryhet jo më vonë se data 31 dhjetor 2020.
Kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se në kuadër të vendimeve për situatën pas tërmetit, qeveria ka vendosur të sigurojë një ekzaminim të plotë edhe për ashensorët, në pallatet e ndërtuara pas viteve 90. “Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojmë kriteret dhe nuk janë të impaktuar teknikisht pas tërmetit”, tha ai. Ministria e Financave po punon mbi disa ndryshime ligjore lidhur me rritjen e elementëve të cilësisë së certifikimit sa i përket sigurisë së ashensorëve, sipas standardeve të bashkimit Europian, të cilat shumë shpejt do të dërgohen për miratim në Këshillin e Ministrave./Scan