Klauzole e re per kontratat e investimeve, nuk lejohet pershpejtimi i punimeve
Qeveria do të shtojë një klauzolë në të gjitha kontratat e reja të investimeve, e cila nuk do të lejojë përshpejtimin e punimeve pa miratimin e Ministrisë së Financave. Nëse kjo do të ndodhë do të konsiderohet shkelje e kontratës dhe puna nuk do të paguhet.
Kjo nismë që qeverisë e nxitur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do të merret për të parandaluar borxhet ndaj kompanive si në të shkuarën. Angazhimi i punimeve më shumë se, planifikimet në kontratat me qeverinë krijoi detyrime ndaj kompanive private në vlerën e 120 milionë eurove në fund të 2013.
Ministria e Financave gjithashtu do të zbatojë një modul specifik që do të rrisë ndjekjen dhe monitorimin e projekteve të investimeve për të siguruar që të ardhurat e punës së shkruar në kontratë kanë në përputhje me angazhimet buxhetore.
Projektet e hapura të infrastrukturës rrugore tejkalojnë aftësinë paguese të qeverisë për periudhën afatmesme. Për të minimizuar rreziqet, FMN ka sugjeruar një plan për prioritizimin e të gjitha projekteve të infrastrukturës, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të projekteve të pafinancuara, duke përdorur kritere transparente me qëllim anulimin apo shtyrjen e projekteve më prioritet më ulët. Si hap i parë duhet kryehet një studim paraprak të të gjitha këtyre projekteve. Pastaj renditja e këtyre projekteve duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Financave dhe të asaj të Ekonomisë.
Ministria e Financave njoftoi pak ditë më parë se, totali i çeljeve për detyrimet e prapambetura për investime është rreth 15.8 miliardë lekë, nga të cilat janë disbursuar rreth 14 miliardë lekë./Monitor