Kontrollet e ISHP: 36 per qind e bizneseve ne informalitet, 1688 punonjes ne te zeze
Në tre muaj të zbatimit të planit operacional kundër informalitetit, Inspektoriati Shtetëror i Punës ka kontrolluar 2475 biznese, ku 892 kanë rezultuar me punonjës informal.
Shifrat i përkasin periudhës 1 Korrik-23 Shtator 2019, dhe e përkthyer në përqindje, rezulton se 36 për qind e subjekteve kanë qenë në shkelje. Numri më i lartë i subjekteve që kanë shkelur ligjin është në qytetin e Durrësit, ndërsa më pak regjistrohen në qytetin e Fierit. Kështu, referuar të dhënave zyrtare nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, në 892 subjekte me risk informaliteti me 5532 punëmarrës të evidentuar në këto subjekte 1688 punonin të padeklaruar ose 31% e totalit të punëmarrësve të evidentuar, ku minimumi i kostos së munguar në arkën e shtetit për sigurim shoqëror e shëndetësor për një muaj, për këta punëmarrës, është në 12.2 milion lekë. Llogaritur mbi bazën e pagës minimale prej 26000 lekë. Pas konstatimit në të zezë, 1464 punëmarrës janë formalizuar brenda fatave inspektuese./Scan