Qeveria shqiptare ka miratuar diten e djeshme në mbledhjen e saj shpalljen e zonës së Spitallës në Durrës si “zonë të lirë ekonomike”. Kjo zonë ka sipërfaqje 500 ha dhe lloji i veprimtarisë që do të zhvillohet në këtë zonë është prodhuese, industriale dhe agropërpunim; tregtare dhe magazinim mallrash; shërbime.
Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet dhe ajo do të jepet me çmimin simbolik 1 euro. Në mbledhjen e fundit është vendosur shpallja e zonës ekonomike, me statusin “Zonë e lirë”, të territorit me sipërfaqe 22 ha, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, në përbërje të së cilës janë parcelat me nr. pasurie 148/6 dhe nr.149/1, në Spitallë 2, Durrës.
Propozimi është bërë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Territori ka një sipërfaqe prej 22 hektarësh dhe lloji i veprimtarisë, që do të zhvillohet në këtë zonë, është: - veprimtari prodhuese, përpunimi dhe agropërpunim - veprimtari tregtare, import-eksport - shërbime dhe magazinim mallrash - veprimtari ndihmëse
Procedura e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës së lirë do të bëhet në zbatim të rregullave dhe procedurave konkurruese, të përcaktuara në ligjin, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
Gjithashtu, qeveria ka vendosur edhe shpronësimin për interes publik, të pronave dhe pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rrëshen-Kalimash”. Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 8 milionë e 420 mijë lekë. Njëkohësisht, Këshilli i Ministrave ka miratuar “Strategjisë Afatmesme të Manaxhimit të Borxhit Publik 2015-2017”.