Secondary Adv

Qeveria miraton dy vendime per shpronesime: Liqeni i Tiranes dhe aksi Plastmas-Karbunare

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, të pronës private, që preket nga realizimi i projektit Rikualifikim i bregliqenit me struktura publike reaktive.

 

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. Vendimi përcakton se pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, do të të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit “Ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 566 mijë e 610 lekësh. Vlera e përgjithshme e shpronësimit mbulohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Ndërsa shpenzimet procedurale, në vlerën 50 mijë lekë përballohen nga buxheti i vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

 

Një vendim tjetër i miratuar është ai për shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga projekti “Rikonstruksion i rrugës Plastmas-Karbunarë”, Lushnjë. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit “Tokë arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 25 mijë e 480 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit mbulohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 mijë lekë do të përballohen nga buxheti i vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi./Scan


Më të lexuarat