Secondary Adv

Kompanite e ndertimit rrisin shpenzimet per paga dhe materiale


Kompanitë e ndërtimit të banesave gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014 rritën shpenzimet për paga dhe materiale, ndërsa ulën shpenzimet për makineri, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013.


Sipas statistikave zyrtare të INSTAT të publikuara të mërkurën, në tremujorin e katërt të vitit 2014, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 102,3 %.
Në tremujorin e katërt 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, rritja më e madhe vërehet te grupi “shpenzime për paga” me 1,6 % duke u ndjekur nga grupi “shpenzime materiale” me 0,9 %.


Brenda këtij grupi, rritja më e madhe vërehet në nëngrupet “materiale ndërtimi” dhe “materiale hidro-sanitare” me 1,0 % secila.
Në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”shpenzime makinerie” me 1,3 %. Në këtë periudhë ndryshimi tremujor i indeksit është 0,2 %.

 


Indeksi i çmimeve të grupit “shpenzime materiale” është rritur me 0,3 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014.
Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e kanë nëngrupet “materiale hidro-sanitare” dhe “materiale elektrike dhe komunikimi” respektivisht me 0,6 % dhe 0,3 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, indeksi i grupit “shpenzime për paga” u rrit me 0.2 %.
Indekset e grupeve ”shpenzime transporti” dhe ”shpenzime makinerie” u ulën me 0,1 % secili, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. /ATSH

 

Klikoni ketu per me shume informacion:
https://www.instat.gov.al/media/283484/indeksi_i_kushtimit_n__nd_rtim__p_r_banesa___t4_2014.pdf


Më të lexuarat