Secondary Adv

Me pikepyetje shperblimet e fundvitit: Ministria e Financave nuk ka percaktuar fondin

Edhe pse na ndajnë më pak se 3 muaj nga festat e fundvitit, Ministria e Financave ende nuk ka menduar të ndajë një fond të posaçëm për paketën e solidaritetit.

 

Edhe pse na ndajnë më pak se 3 muaj nga festat e fundvitit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ende nuk ka menduar të ndajë një fond të posaçëm për paketën e solidaritetit, ku përfshihet shpërblimi për pensionistët dhe familjet në nevojë. Në ndryshimet e buxhetit me akt normativ, i cili është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, nuk është parashikuar dhe mesa duket këtë vit shpërblimi do të mbetet në varësi të performancës së të ardhurave dhe shpenzimeve. Sa i takon aktit normativ, Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka shprehur rezerva sa i takon shkurtimit të fondeve për investime në vlerën e 3 miliardë lekëve, vlerë qe sipas të cilit, duhet të kishte shkuar për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Ndryshimet në buxhet, ku parashikohen ulje të ardhurash dhe shpenzimesh si dhe rishpërndarje të fondeve në projekte infrastrukturore me ecuri pozitive, janë miratuar në Komisionin e Ekonomisë./Scan


Më të lexuarat