Secondary Adv

Hyjne ne prodhim 6 parqe fotovoltaike: 1.5 mln euro energji e prodhuar nga dielli

Share on Google+

Këtë vit 6 kompani kanë nisur prodhimin e energjisë diellore nga parqe fotovoltaikë deri në 2 MW, dhënë nën formulën e koncesioneve jotipike që kalonin vetëm me firmën e ministrit. 

 

Të dhënat zyrtare për prodhimin e energjisë elektrike në vend nga janari në gusht tregojnë se vetëm nga këto kompani është prodhuar në total 15 602 MWh energji nga dielli që sipas një çmimi 100 euro MWh që është përcaktuar më herët me një vendim të ERE-s i korrespondon një vlerë prej më shumë se 1.5 milionë euro. Në total në fazën e parë u miratuan 11 projekte deri në 2MW ndërkohë që të paktën gjashtë prej tyre rezultojnë tashmë në prodhim nga janari deri në gusht. Kompanitë që kanë instaluar parqe fotovolatikë deri në 2 MË janë përqendruar në zonën e Fier dhe Lushnjë ku kryesisht është zona e Topojës, Semanit dhe Plugut. 

 

Kapaciteti i instaluar aktualisht dhe në funksion si pjesë e kësaj skeme është rreth 12 MË. Qeveria nisi pak vite më parë skemën për nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovushme të energjisë duke cilësuar se impiantet fotovoltaikë me fuqi të instaluar deri në 2MW dhe ato eolikë deri në 3MW mund të kaloheshin vetëm me firmën e ministrit duke mos pasur nevojë për burokraci. Në lidhje me diellin ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për erën nuk ka ndodhur njëlloj. 

 

Çmimi që u caktua nga ERE për nxitjen e këtyre investimeve ishte që të garantohej blerja me 100 euro MWh për energjinë e prodhuar nga parqet fotovoltaikë dhe 76 euro/MWh për energjinë nga era. Më herët gjatë këtyre javëve qeveria në planin kombëtar për burimet e rinovueshme të energjisë pranonte se deri në 31 dhjetor 2018, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ishin paraqitur të paktën 75 aplikime për impiante PV deri në 2 MË, dhe 11 prej tyre janë pajisur me “Miratimin përfundimtar” dhe kanë nënshkruar kontratën me MEI/MIE për ndërtimin e impianteve me energji diellore për 100 EUR/ MWh tarife Feed-In-Tariff (FiT)./Monitor


Më të lexuarat