Secondary Adv

Alarmi me sigurimet shoqerore- Shume institucione shteterore e Ente Publike nuk paguajne detyrimet

Shumë punonjës të institucioneve shtetërore dhe enteve publike do përballen me mosmarrjen e pensionit pasi institucionet nuk i paguajnë detyrimet.

 

“Kemi evidentuar një numër të lartë institucionesh publike që kanë pasur detyrime për kontributet e sigurimeve shoqërore.” u shpreh Drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Delina Ibrahimaj. Ibrahimaj thotë se ministria e financave ka vendosur që nga muaji Shtator cdo pagesë e institucioneve në thesar nuk do të kaloj pa derdhur më parë sigurimet shoqërore. “Nga muaji shtator Ministria e Financave në zbatim të një udhëzimi ka vendosur rregullin që cdo institucion shtetërore nuk do paguajë pagat pa paguar në të njëjtën kohë dhe kontributet e sigurimeve shoqërore me qëllim që kjo dukuri të ndaloj. 

 

Nga muaji shtator asnjë pagesë e institucioneve publike nuk kalon në thesar pa paguar detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore pasi është një përgjegjësi publike ndaj të gjithë të punësuarve të cilët nëse nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore nuk do kenë pension në të ardhmen dhe për këtë arsye ne kemi marr këtë masë.” tha Ibrahimaj. Një ditë më parë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili ka denoncuar atë qe ai e konsideron skandal të dimensioneve shumë kritike lidhur me sigurimet shoqërore të punonjësve. Sipas Vasilit janë 1107 institucione publike të cilat nuk paguajnë sigurimet shoqërore dhe borxhi i akumuluar arrin në 110 mln euro./Balkanweb


Më të lexuarat