Secondary Adv

Vijon puna per rikonstruksionin e sheshit te Shirokes: 40 per qind e punimeve te realizuara

Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon lidhur me ecurinë e punimeve për rikualifikimin urban të qendrës së Shirokës në Shkodër. 

 

FSHZH bën të ditur se janë realizuar 40% e punimeve dhe se aktualisht po punohet me shtrimin e pllakave dekorative (mozaikut) në sheshin kryesor. Ky projekt përfshin gjithashtu restaurimin e 2000 m2 fasadave, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. “Do të vijojnë punimet për; ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, ndriçimin publik, gjelbërimin, sinjalistikën, si dhe mobilimin urban të zonës. 

 

Hapësira e trajtuar për rikonstruksionin e sheshit është 20.000 m2 në total dhe paralelisht me të po punohet, për strukturën e platformës së liqenit dhe zonën e piknikut pranë saj” njofton FSHZH. Rikonstruksioni i sheshit të Shirokës është një investim që pritet të integrohet me projektin e plotë “Për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të liqenit të Shkodrës”. Me financim të qeverisë shqiptare, synimi është kthimi i Shirokës në një qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale, në shërbim të komunitetit./Scan


Më të lexuarat