Secondary Adv

Borxhi publik u ul ne 63.32 per qind te PBB ne shtator: Kap vleren e 9 mld euro

Borxhi i përgjithshëm publik ka arritur në një shifër të barabartë me 63.32 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit në fund të shtatorit të këtij viti.  

 

Këtë e referon ministria e Financave dhe Ekonomisë në buletinin e rregullt tremujor të shërbimit të borxhit. Shifra totale e borxhit është tani gati 1 trilion e 110 miliardë lekë, ekuivalenti i më shumë se 9 miliardë eurove, duke u rritur nga 1 trilion e 107 miliardë lekë, që ishte në fund të vitit të kaluar. Por, duke qenë se edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur, ministria e llogarit në ulje raportin e kësaj shifre ndaj PBB-së. Në përputhje me një angazhim të hershëm të qeverisë, borxhi publik ka ardhur në ulje që pas vitit 2015, kur, si pasojë e detyrimeve të mëdha të prapambetura, ai arriti në nivelin maksimal prej 72.67 përqindësh, që ishte edhe “rekordi” negativ në këtë fushë. Ndërkohë, në vitin 2017 shifra arriti në 70% dhe vitin e kaluar ishte 67.16%./Shqiptarja.com


Më të lexuarat