OSHEE fshin faturat e energjise per 51 mije abonente
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka fshirë nga sistemi faturat me emërtim “dëm ekonomik” dhe “energji e pamatur”. Bëhet fjalë për periudhën 2008-2011, para të cilat nuk janë arkëtuar nga OSHEE, por që figuronin si detyrim i obonentëve ndaj operatorit.
Në total janë afro 51 mijë raste faturash me vlerë rreth 4.1 miliardë lekë.
OSHEE ka publikuar listën kontratave të abonentëve privatë dhe familjarë që përfitojnë nga vendimi për fshirjen e faturave abusive. Në listë janë abontë nga të gjithë Shqipëria. Gazeta Shqiptare disponon listën e plotë të abontëve familjarë dhe biznesve dhe boton sot përfituesit për Gjirokastrën, Krujën dhe Elbasanin. Në ditët në vijim do të publikohen listat për çdo rreth.
Në listë është pasqyryar shuma e faturës që do të fshihet dhe koha të cilës i përket fatura. Sipas administratorit të OSHEE, Ardian Çela, po çlirohen nga detyrime të pasakta ata konsumatorë që nuk i kanë paguar këto fatura abuzuese./Gazeta Shqiptare