Secondary Adv

Vijon rikonstruksioni i segmentit Qafe Kashar-Rinas- ARRSH: Rrisim sigurine e qarkullimit

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar inspektoi ditën e sotme ecurinë e punimeve që po kryhen në segmentin rrugor Qafë-Kashar Rinas.

 

Në këtë segment rrugor po punohet për vendosjen e barrierave mbrojtëse, përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, lyerjen e bordurave, riparimin e fugave në mbikalime dhe ura, si dhe pastrimin e kanaleve dhe vegjetacionit. Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe ka për qëllim riparimin dhe rregullimin e akseve nacionale për t’i dhënë më shumë siguri dhe lehtësi qarkullimit të mjeteve./ata


Më të lexuarat