Secondary Adv

Ndryshojne procedurat per lejet mjedisore: Tashme online, shmanget kontakti me administraten

Prej datës 1 mars 2020 aplikimi për leje mjedisore do të bëhet online. 

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar ndryshimet ligjore për këtë proces, duke i konsideruar si tejet të rëndësishme në drejtim të transparencës dhe shmangies së kontakteve me punonjësit e administratës. Ndërkaq, Klosi kërkoi ngritjen e Urdhrit të Ekspertit Mjedisor, si një entitet që do të garantonte rregullat dhe etikën profesionale gjatë hartimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektet ku ky dokument është i detyrueshëm. Ndër të tjera, sistemi online bën të mundur verifikimin e koordinatave të vendit ku parashikohet të zhvillohet projekti, duke refuzuar automatikisht ato që planifikohen të ndërtohen në zona të mbrojtura apo në hapësira të ndaluara me ligj./Scan


Më të lexuarat