Miratohen demshperblimet per familjet e prekura nga termeti: Gati 51 dosjet e para
Një nga vendimet e rëndësishme të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ishte miratimi i dëmshpërblimit për familjet e prekura nga tërmeti i pak javëve më parë.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në kohë rekord janë bërë gati 51 dosjet e para për të marrë dëmshpërblimin, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në vende shumë herë më të zhvilluara. Këshilli Bashkiak miratoi edhe ndihmën financiare për familjet e prekura nga përmbytjet. Me këtë rast, Veliaj u bëri thirrje familjeve që kanë ndërtuar në lumin e Lanës, që të pranojnë propozimet e bashkisë për strehim. “Po i vajte Lanës, do të vijë edhe Lana ty, ndaj për të gjitha këto arsye, thirrja për qytetarët është: Po, por ky shtet nuk ua ka borxh për 30 vjet, 30 herë kompensime. Thirrja për këta banorë është: Kur të vijë rehabilitimi i Lanës, mos i bëni xhingla bashkisë, sepse do vijë prapë lumi dhe nuk ia vlen me këto kosto çdo vit.
Më mirë pranojeni në fillim një banesë sociale dhe jeto si njeri, sesa ‘strapacohesh’ vetë, por edhe sigurisht je një barrë për një qyet që nuk i ka tepër paratë”, tha ai. Ndërkaq, shumë shpejt Tirana do të ketë Teatrin e Ri Kombëtar, një hapësirë unike që ofron të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për aktorët, ashtu edhe për publikun.“Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet! Ne do japim parkingun e bashkisë, komplet i pavlerë, siç e patë në inspektimin që u bë; një parking si landfill, pocaqi, që shumica as nuk e parë se nuk ka pikë vlere, dhe do marrim një Teatër që vlen minimalisht 30 milionë euro.
Ndërtimi i teatrit të ri do ndodhë në një ditë me diell, për të filluar një punë të mirë për Tiranën, që vitin tjetër mbush 100 vjeç dhe nuk ka nevojë që shekullin e dytë ta jetojë tek teatri i shekullit të parë, por duhet të ketë një teatër të ri”, deklaroi ai. Këshilli Bashkiak i Tiranës mori sot vendim për të rishikuar stacionet e linjës Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” në kryeqytet. Veliaj e cilësoi të papranueshëm vendimin e gjykatës, e cila vendosi në favor të privatit dhe në dëm të qytetarëve. Në atë moment, Shoqata e Transportit publik e çoi në gjykatë. me pretendimin se linjat dublikohen, sikurse pretendonte edhe shoqata e autobusëve. “Kjo bashki kaloi një vendim fillestar për atë që quhet linja e gjelbër./Lexo.al