Secondary Adv

Miratohet projekti per rehabilitimin e ujesjellesit te Fushe-Krujes: Perfundon brenda vitit 2020

27.076 mijë banorë të Fushë-Krujës, brenda vitit të ardhshëm do të kenë ujë 24 orë pa ndërprerje.

 

Këshilli Teknik i AKUM shqyrtoi dhe miratoi projektin e rehabilitimit dhe rikonstruksionit të plotë të ujësjellësit të Fushë-Krujës. Investimi i AKUM do të mundësojë brenda vitit 2020, 24 orë ujë të pijshëm, shtimin e prurjes ditore për banorë, lidhje 100% të konsumatorëve me matës, eliminim të lidhjeve të paligjshme, uljen e kostos së energjisë për të mundësuar rritjen e performancës për UK Krujë, si dhe shfrytëzimin e menaxhimin optimal të burimeve ujore./ata


Më të lexuarat