Secondary Adv

Brenda muajit mars perfundojne punimet per mbikalimin e Shkozetit


Mbikalimi i Shkozetit do të jetë i përfunduar brenda muajit mars. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit të punimeve në një prej nyjeve rrugore më të rëndësishme në qytetin e Durrësit.


Punimet për ndërtimin e kësaj nyje të rëndësishme rrugore në kryqëzimin që lidh autostradën Tiranë – Durrës me bypass-in e Durrësit dhe asket kombëtare drejt zonës jugore të vendit kanë rifilluar në muajin janar 2014 dhe pritet të mbarojnë në fund të muajit mars 2015, duke përfshirë në këtë afat sinjalistikën dhe ndriçimin.

 


Sipas Ministrit Haxhinasto, përfundimi i mbikalimit do t’i japë rrjedhën e duhur qarkullimit, ndaj u kërkoi të gjithë kontraktorëve të punojne me ritme të shpejta për të qenë gati në sezonin turistik.
Por për banorët që jetojnë pranë rrethrrotullimit të Shkozetit, ky investim ka bërë që të shkaktohen përmbytje. Për Ministrin Haxhinasto zgjidhja mbetet në kompetencë të Ujësjellësit.


 “Puna ka ecur me ritmet e pritshme. Ky projekt po realizohet me standardin dhe cilësinë e kërkuar nga ne dhe duket se do të kemi gati në fund të këtij muaji përfundimin e punimeve në këtë nyje kaq të rëndësishme. Përfundimi i mbikalimit të Shkozetit do t’i japë rrjedhën e duhur qarkullimit rrugor” – tha Ministri Haxhinasto.


Në vijim ai theksoi: – “Ju kërkoj gjithë kontraktorëve të punojnë me ritme të shpejta në akset kryesore në vend, të jemi gati për sezonin turistik, por pa anashkaluar standardin dhe cilësinë, 2 prioritetet tona në ndërtimin e veprave”.
Ky mbikalim është një investim prej rreth 8 milionë euro dhe përfshin edhe kolektorin e ujërave, me gjatësi 1.5 kilometra në Durrës në zonën e Plepave.
Ndërtimi i mbikalimit të Shkozetit është pjesë e investimit që parashikonte ndërtimin e trasesë rrugore me gjatësi 7.5 km nga mbikalimi pranë autostradës Durrës-Tiranë deri në zonën e Plepave. Së bashku me mbikalimin, investimi kap vlerën e 12.9 milion eurove
Projekti pësoi ndryshime gjatë vitit 2014-të duke shtuar edhe gjelbërimin dhe nga afati 22 mujor i parashikuar në kontratë realizimi i tij do të jetë brenda një afati 16 mujor.


Më të lexuarat