Secondary Adv

Me te fuqishmit e punesimit: 10 kompanite private me numrin me te madh te punonjesve

Ato konsiderohen si kompanitë më të fuqishme në vend për shkak të numrit të lartë të të punësuarve. 

 

TV SCAN ka siguruar listën e punëdhënësve më të mëdhenj, të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Vendin e parë e zë sektori i shërbimeve, ku kryeson kompania “Albania Marketing Service”, apo Teleperfomance Albania e cila në Shqipëri njihet më së shumti si kompani call center, e cila ka të punësuar 2773 individë. Më pas renditet “Albaco Shoes”, e cila është fabrikë prodhimi për këpucë lëkure në Shqipëri dhe që numëron 2159 punonjës. 

 

Po ashtu në vendin e tretë renditet sërish një kompani marketing “Albacall” ku janë të regjistruar 1587 punonjës. Vihet re që call centerat dhe fasoneria janë ato që dominojnë vitet e fundit tregun e punësimit. Më pas lista ndiqet nga kompani që operojnë në sektorin shëndetësor, bankar, miniera me mbi 1 mijë të punësuar. Ndër vendet e fundit të 10 kompanive më të mëdha të punësimit, përsëri listohen fabrika të prodhimit të këpucëve si “Endi Shpk”, “Fital shpk”, “Alba Shoes Group” dhe “Remal Shpk”, të cilat prodhojnë kryesisht për tregun e huaj por që mesa duket dominojnë në punësimin vendas. Vetëm këto 10 kompani, punësojnë në total rreth 15 mijë individë në vend.

 

Kompanitë sipas numrit të punonjësve

1.ALBANIA MARKETING SERVICE  2473

2.ALBACO SHOES  2159

3.ALBACALL  1587

4.AMERICAN  HOSPITAL 1324

5.RAIFFEISEN BANK SH.A  1278

6.ENDI SHPK 1274

7.ALBCHROME 1223

8.FITAL SHPK 1215

9.ALBA SHOES GROUP 1202

10.REMAL 1172/SCAN


Më të lexuarat