Miratohet projekti i ujesjellesit te Patosit: Furnizim me uje te pijshem per 62 mije banore
Këshilli Teknik i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit dhe Infrastrukturës së Mbetjeve miratoi projektin e ujësjellësit të Patosit, i cilësuar një nga projektet më strategjike.
Projekti do të mbulojë qytetin e Patosit dhe 3 njësitë administrative të Patos, Zharrëz dhe Rruzhdie. Investimi synon 24 orë ujë të pijshëm e më cilësi për 62 491 banorë, shpenzimin e rreth 43% më pak energjie, do të mbulojë rreth 5 herë më tepër konsumatorë, ndërsa do të rritet me 63% volume i ujit të prodhuar. Përmes zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur lidhja me matësa për të gjithë konsumatorët.
Sot në bashkinë Patos furnizohen vetëm 22 048 banorë nga ujësjellësi ekzistues dhe për rreth 3-4 orë në ditë, kur mesatarja kombëtare është 12 orë në ditë. Sipas AKUM, vetëm 52% e territorit mbulohet me rrjet ujësjellësi, ndërsa faturimi kryhet 100% afrofe, pasi vërehet mungesë në 99.8% e matësave. Po ashtu, përballemi me një rrjet të amortizuar e degraduar, me pompa me rendiment të ulët që datojnë nga 1960. Modernizimi i infrastrukturës aktuale të ujësjellësave synon të garantojë furnizim të pandërprerë dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve./ata