6 mujori i pare pozitiv per ndermarrjet e vogla dhe te mesme: Rrisin ndjeshem investimet
Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, kanë shënuar balanca pozitive sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e parë të 2019.
Ndërmarrjet e mëdha të mesme dhe të vogla, kanë shënuar balanca pozitive sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e parë të vitit 2019, trend i cili pritet të ruajë këto pozita edhe në 6-mujorin e dytë të 2019. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, 4,8% është rritur performaca e këtij treguesi për ndërmarrjet e vogla, 14, 2% më shumë për ndërmarrjet të mesme dhe 20, 6% për ato të mëdha.
Rritja e shpenzimeve për zgjerimin e veprimtarisë mund të ketë ndikuar në rënien e rezultatit financiar gjatë periudhës, por mund të sjellë një përmirësim në të ardhmen, çka mbështetet dhe nga pritshmëritë pozitive të tre grupeve të ndërmarrjeve. Për gjashtëmujorin e ardhshëm (6MII, 2019), balancat e përgjigjeve kanë rezultuar pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve, gjë që nënkupton pritje për zgjerim të mëtejshëm të veprimtarisë. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019-ës, këto pritje duken më optimiste tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe disi më të ndrydhura në rastin e ndërmarrjeve të mëdha, citon BSH-ja./ata