Secondary Adv

Lidhja e impianteve fotovoltaike ne rrjet: OSHEE propozon tarifat qe do paguajne aplikantet

Të gjithë impiantët fotovoltaikë me kapacitet nën 500 kWp do të paguajnë tarifën e lidhjes në rrjet dhe këtë proces do ta kryejë OSHEE, që ka përcaktuar dhe tarifat. 

 

Vlera që do të paguhet nga aplikanti është kategorizuar në bazë të tensionit ku do të lidhet ky i fundit. Të gjitha detajet janë dhënë në një dokument dorëzuar tek Enti Rregullator i Energjisë(ERE) i nxjerrë për konsultim i cili është një studim i tarifave për lidhjen e impianteve vetëprodhues të energjisë elektrike nga dielli.  OSHEE nënvizon se tarifat e aplikuara në rastet e lidhjeve te reja me rrjetin shpërndares janë: T1 – Tarifa e studimit dhe vlerësimit të miratimit të projektit; T2 – Tarifa e distancës; T3 – Tarifa e fuqisë (lekë / kë fuqi të kërkuar ); T4 – Tarifa e shërbimeve për realizimin e lidhjes se re dhe matjes. 

 

“Shoqëria OSHEE sha, për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të rinovueshme për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga dielli me kapaciete deri në 500kwp, propozon aplikimin e tarifave si mëposhtë duke përjashtuar tarifën e distancës dhe atë të fuqisë me arsyetimin që këto tarifa janë paguar nga ana e klientit, në procesin e lidhjes si konsumator me rrjetin shpërndarës. Tarifat T1 (Tarifa e studimit dhe vlerësimit të miratimit të projektit) dhe T4 (Tarifa e shërbimeve për realizimin e lidhjes se re dhe matjes) do të jenë të njëjta me ato të aprovuara në “Rregullore e lidhjeve të reja në sistemin e shpërndarjes” miratuar me Vendimin Nr.166, datë 10.10.2016, të Bordit të ERE-s, e ndryshuar me Vendimin Nr.177, datë 08.11.2016 të Bordit të ERE-s, PJESA IV: TARIFAT PËR LIDHJET E REJA” thuhet në dokument. 

 

Tarifat për lidhje në tension të ulët

Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të ulët 0.4 kV:

b) Konsumatorët

T1 = 5000 Lekë

T2 = 0 Lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë

 

Tarifat për lidhje në tension të mesëm

Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm 6, 10 dhe 20 kV

T1 = 23 000 Lekë

T2 = 0 lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5 288 lekë

Tarifat për lidhje në tension të mesëm 35 kV

 

Sipas propozimit të OSHEE ka filluar procedura e shqyrtimit me vendimin nr 152 datë 14.10.2019 Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm 35 kV.

T1 = 23 000 Lekë

T2 = 0 leke 0

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë për matës 3 Fazor 

 

Tarifat për shtesë fuqie, modifikim ose transferim

b) Konsumatorët në tension të ulët

T1 = 5 000 Lekë

T2 = 0 leke

T3 = 0 Lekë

T4 = 5 288 Lekë për matës 3 Fazor

 

c) Konsumatorët në tension të mesëm

T1= 23 000 Lekë

T2 = 0 lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë

 

d) Konsumatorët në tension 35 kV

T1= 23 000 Lekë

T2 = 0 lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë/Monitor


Më të lexuarat