Secondary Adv

Punime ne aksin Rrogozhine- Lushnje: ARRSH perfundon rehabilitimin e kater rrethrrotullimeve

Sipas ARRSH, në të katër pikat është realizuar riveshja me tapet asfaltik, sistemi i ndriçimit, instalimi dhe riaprimi i guardrailave, delineatorëve dhe reflektorëve. 

 

ARRSH njofton se në kuadër të projektit të Bankës Botërore, kanë përfunduar ndërhyrjet rehabilituese në katër rrethrrotullimet përgjatë segmentit rrugor Rrogozhinë – Lushnje, duke shtuar më tepër sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit e këtij aksi. Ndërhyrjet rehabilituese, prekën katër rrethrrotullimet, përkatësisht atë të Çermës, Gërmenjit, Plugut dhe Savërit. Siç bëhet me dije nga ARRSH, në të katër këto pikat është realizuar riveshja me tapet asfaltik, sistemi i ndriçimit, instalimi dhe riaprimi i guardrailave, delineatorëve dhe reflektorëve.

 

Segmenti rrugor Rrogozhinë – Lushnje, pjesë e rëndësishme e aksit që të çon në Jug të vendit është një ndër akset ku ka një qarkullim të dendur të automjeteve si dhe kryqëzime me rrugët dytësore që e lidhin atë me zonat e banuara. Ndërhyrja në këto katër rrethrrotullimet rrit elementët e sigurisë në këtë aks duke ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës kryesisht gjatë orëve të natës. 

 

Muajt e fundit, bazuar në projektin e Bankës Botërore “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në rezultate”, ARRSH ka kryer ndërhyrje rehabilituese në disa akse me lëvizshmëri të lartë, si në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa, në segmenti që kalon përmes Qafës së Llogarasë, apo segmentit rrugor për në Qafë Thanë. Në ditët e ardhshme do të ndërhyhet edhe në akse të tjera, të cilat kanë një frekuentim të lartë nga qytetarët, më qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore./Shqiptarja.com


Më të lexuarat