KESH plan masash ndaj ndryshimeve klimatike: Punime per mirembajtjen e HEC-it ne Koman
Në hidrocentralin e Komanit po punohet për mbrojtjen e skarpatës si dhe thellimin e kanalit të daljes në rrjedhën e lumit, pjesa pas centralit.
Në përgjigje të ndikimeve në ndryshimet klimatike, KESH e cila menaxhon kaskadën në lumin Drin, ka miratuar planin e menaxhimit të rrezikut ndaj ndryshimeve klimatike, duke ofruar një qasje të formalizuar dhe analitike drejt menaxhimit të kapaciteteve për të përballuar ndryshimet klimatike. Në këtë plan, janë identifikuar një numër masash strukturore dhe jostrukturore. Disa nga këto masa janë në proces zbatimi, të tjerat janë masa potenciale që kërkojnë zhvillim të mëtejshëm dhe mobilizim të burimeve.
Masat e identifikuara janë zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të monitorimit hidrologjik dhe ngritjen e qendrës, rehabilitimi i plotë i shkarkuesve në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, krijimi i një njësie tregtare dhe një strategjie tregtare, zhvillimi i një strategjie prodhimi, trajnimet e vazhdueshme dhe aktivitete për ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat përkatëse./ata