Secondary Adv

IKMT nis aksionin ne Tirane per prishjen e 80 ndertimeve pa leje

 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në Tiranë, i cili përfshin një hapësirë relativisht të madhe, për çlirimin e hapësirave publike. IKMT do të punojë në trekëndëshin Allias, Shkollë e Bashkuar, Oxhaku.


Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT), vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Operacioni i IKMT është vendosur në Shkollën e Bashkuar-Oxhaku, ku njoftohet se do të prishen 60 objekte në zonën e "Oxhakut". Ndërkohë, IKMT ka njoftuar se kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për prishjen e këtyre ndërtesave. "80 objekte do të prishen në zonën e "Oxhakut". Kemi gjetur mirëkuptim dhe bashkëpunim nga banorët", deklaruar burime nga IKMT.


Në këto zona, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj.  Sot mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës “Bajram Curri”, ku kanë bërë pak ndërhyrje. Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve.


Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje në një tjetër qytet të madh pas Vlorës.


"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në Tiranë, i cili përfshin një hapësirë relativisht të madhe, për çlirimin e hapësirave publike. IKMT do të punojë në trekëndëshin “Allias”-“Shkollë e Bashkuar”-“Oxhaku”. Në këto zona, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj.  Sot mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës “Bajram Curri”, ku kanë bërë pak ndërhyrje. Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve. Nisur nga ky fakt, IKMT gjen rastin të falënderojë të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar në mirëvajtjen e këtij operacioni, si dhe për mirëkuptimin e tyre në zbatim të ligjit. Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje në një tjetër qytet të madh pas Vlorës", thuhej në njoftimin e IKMT.


Më të lexuarat