Tender nderkombetar per aeroportin e Vlores: Hapet brenda pak javesh
Shqipëria do të hapë së shpejti tenderin ndërkombëtar për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.
Përveç ndërtimit të terminalit të kroçerave, lajm të cilin kryeministri shqiptar e bëri të ditur gjatë vizitës së tij në Itali, një tjetër investim i rëndësishëm dhe me impakt për ekonominë dhe turizmin në Shqipëri është edhe aeroporti i Vlorës, tenderi për të cilin do të hapet gjatë javëve të ardhshme. “Në javët e ardhshme do të hapim një tender ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët”, – bëri të ditur Rama në Asamblenë e Shoqatës së Industrialistëve të Detit në Itali. Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë, 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier. Ndërtimi i këtij aeroporti është një investim me vlerë të konsiderueshme, një portë e re hyrëse e dalëse që konkurron aeroportin e Rinasit dhe krijon lehtësira për udhëtarët në zonën e jugut, por dhe për turistët./ata