Secondary Adv

Rreshqitje dheu ne segmentin rrugor Qukes-Qafe-Plloce: ARRSH nis punen per sistemimin

 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka inspektuar punimet në segmentin rrugor Qukës-Qafë-Plloçë – Loti 3, pas konstatimit të rrëshqitjeve të dherave.

 

“Këshilli Teknik zbriti në terren për të inspektuar gjendjen e punimeve dhe për të ndjekur nga afër propozimet e kontraktorit për ndryshimet në projekt me qëllim mbrojtjen e shpateve dhe rritjen e sigurisë rrugore për përdoruesit e saj në të ardhmen e afërt”, shprehet ARRSH. Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se “u inspektua gjendja e punimeve dhe u diskutuan të gjitha alternativat e propozuara për çdo metër të rrugës”. “Si pasojë e formacioneve gjeologjike të paqëndrueshme dhe planeve të rrëshqitjeve, është ndërmarrë një studim i hollësishëm për zgjidhjen e këtyre problematikave”, sqaron ARRSH./ata


Më të lexuarat