Anti-informaliteti: Tatimet vijojne kontrollin e bizneseve, mbi 50 per qind me shkelje
Gjatë 10-ditëshit të fundit të tetorit, Tatimet ushtruan 610 kontrolle në njësi të ndryshme biznesi, nga ku u zbulua se më shumë se gjysma janë gjetur me shkelje.
Sipas burimeve zyrtare, nga inspektimet u gjetën 50 subjekte të paregjistruara në organet tatimore. Sipas burimeve zyrtare, nga inspektimet u gjetën 50 subjekte të paregjistruara në organet tatimore. 80 tatimpagues të tjerë u penalizuan për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë). 40 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 34 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 6 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
11 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 13 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. 63 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. DPT njofton se strukturat e Monitorimit në Terren vijojnë kontrollet në të gjithë vendin. Pak ditë më parë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se, përgjatë pjesës së mbetur të vitit, deklarimi i punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe deklarimi i pagës reale të tyre do të jetë në fokus të Planit Operacional kundër informalitetit për pjesën e mbetur të vitit 2019. Sektorët e call center, fasonerisë dhe ndërtimit përfshijnë subjektet me numrin më madh të punonjësve dhe inspektimet do të fokusohen në këto tre sektorë, sa i përket zbatimit të detyrimeve të legjislacionit për punën./Shqiptarja.com