Secondary Adv

Ndryshojne rregullat per pagesen e takses se automjeteve: Projekti hyn ne zbatim ne Janar

Nga dita e parë e vitit të ardhshëm, ndryshojnë rregullat për pagesën e taksave të qarkullimit të automjeteve. 

 

Një gjë të tillë e kanë lajmëruar kryeministri Edi Rama, si dhe drejtori i Shërbimit Rrugor Blendi Gonxhe. Gonxhe sqaroi ndër të tjera se regjistri retro do të jetë një sistem i pavarur nga DPSHTRR, do të jetë komplementar i regjistrit të mjeteve të Shqipërisë, por këto mjete kanë disa karakteristika e veçori. “Nga 1 nëntori këto mjete mund të regjistrohen në regjistrin retro të Republikës së Shqipërisë ndërsa nga 1 janari këto mjete do të gëzojnë benefite të tjera fiskale, si psh nuk do të paguajnë taksat vjetore të qarkullimit do të kenë trajtim të veçantë me anë të një VKM-je”, tha Gonxhe.

 

Taksat

Janë disa kategori automjetesh, për të cilat nuk paguhet taksa e qarkullimit. Sipas ligjit në fuqi, përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura: a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit; b) Personat fizikë apo juridikë, të cilët deklarojnë se nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht vetëm një herë brenda një viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë DPSHTRR, targën dhe lejen e qarkullimit, me kusht që të kenë paguar detyrime të prapambetura, nëse kanë.

 

c) pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar, dhe pagesat e taksës së mjeteve të vjedhura, të djegura, të shkatërruara nga aksidentet, të vërtetuara nga organet e prokurorisë. ç) autoveturat tip deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale e jo për veprimtari private; 

 

d) makinat bujqësore. Po kështu, sipas ligjit, falen të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ose Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për qëllime përdorimi apo rishitjeje.

 

Ndryshimi

Këtyre kategorive tanimë duhet t’i shtohen edhe makinat e vjetra që kanë vlera sa u përket “antikitetit” të tyre. Deri tani, ligji parashikon që, sa më e vjetër të jetë një makinë, aq më shumë rritet taksa e qarkullimit. Dhe, deri tani, përcaktuese për vjetërsinë e makinave ka qenë dhe është vjetërsia e shasisë, ndërkohë që makina mund të ketë një motor shumë të ri dhe arsya e vendosjes së kësaj takes është pikërisht lufta kundër ndotjes së ambjentit. Por në këtë ligj, nuk bëhet përjashtim lidhur me vlerat e veçanta të makinave. Kjo ka bërë që shumë pronarë të tyre të mos i nxjerrin ato fare në qarkullim, pasi taksa është shumë e lartë, ndërkohë që rrezikojnë gjobë për mospagimin e detyrimit. Por një VKM, e cila pritet të dalë këto ditë, do ta ndryshojë rregullin.

 

Kategoritë e makinave që përjashtohen aktualisht nga taksa e qarkullimit

Mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit. Personat fizikë apo juridikë, të cilët deklarojnë se nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht vetëm një herë brenda një viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, targën dhe lejen e qarkullimit, me kusht që të kenë paguar detyrime të prapambetura, nëse kanë. 

 

Pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar, dhe pagesat e taksës së mjeteve të vjedhura, të djegura, të shkatërruara nga aksidentet, të vërtetuara nga organet e prokurorisë. Autoveturat tip deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale e jo për veprimtari private.


Më të lexuarat