Rritet cmimi naftes ne 6 leke per liter, ne pese jave rritja me 10 per qind
Tregu i karburanteve larg presionit të politikës, mediave dhe publikut ka nisur rritjen e çmimeve. Në fundjavë pikat e pakicës rriten çmimin me 6 lekë për litër në varësi të distancës nga periferia në Tiranë.
Nga 158 lekë që kushtoi në fundjavë një litër naftë në pikat me pakicë të kompanisë Kastrati që është edhe distributori më i madh në vend, dje çmimi shkoi në 174 lekë.
Kjo është rritja e tretë në pesë javët e fundit, ku çmimi pakicës në tregun e brendshëm është rritur me 10 %. Tregtarët e shpjegojnë këtë rritje, me çmimin e naftës në Bursa i cili shkoi 10 ditë më parë në mbi 63 USD për fuçi. Por javën e fundit çmimet në tregjet ndërkombëtare shënuar sërish ulje . Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra në drejtim të 59 dollarë për fuçi sot, ndërsa vetëm javën që shkoi çmimi ka shënuar rënie me 4.6%.
Por siç shikohet nga lëvizjet e tregut të brendshëm, tregtarët janë duke reflektuar rritjen e barrës fiskale me 12 lekë në fund të vitit. Taksa e rritur nuk u përçua në çmimet me pakicë të naftës me një janar kur hyri edhe në zbatim për shkak presionit të madh që solli ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Muajin që shkoi Autoriteti i Konkurrencës mbylli një hetim të thelluar mbi në tregun me shumicë të karburanteve dhe arriti në përfundimin se nuk kishte gjetur fakte, se pozitat monopol ishin shfrytëzuar në favor të rritjes së çmimeve.