
Faturat e ujit, 40 per qind afrofe, vetem 34 per qind me kontrata
Mbulimin me shërbimin e furnizimit me ujë nga shoqëritë e ujësjellës- kanalizimeve e përfitojnë vetëm 81% e popullsisë. Faturim aforfe dhe punësim mbi normat, kjo ndodh në të gjithë ujësjellësit.
Për vitin 2014, niveli i shërbimit të matur në sektorin e furnizimit me ujë ka arritur në rreth 60%. Drejtori i ERRU, Avni Dervishi, duke raportuar dje, në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, bëri me dije se sektori i ujësjellës kanalizimeve në të gjithë vendin, gjeneron të ardhura deri në vlerën e 150 milionë dollarëve në vit, nga të cilat 30 milionë dollarë nuk arkëtohen. Dervishi evidentoi si problematikë humbjet e larta të ujit në nivelin e 67.4 për qind dhe faktin se niveli i faturimeve aforfe është shumë i lartë.
Me gjithë përmirësimet në këtë drejtim, momentalisht niveli i faturimit aforfe për konsumatorët mbetet në nivele të larta. Shoqëritë duhet të kishin përfunduar instalimin e matësve për gjithë klientët jo familjarë, por rezultatet tregojnë se në nivel sektori 23% e klientëve jofamiljarë i përkasin ende shërbimit aforfe.
Enti ka miratuar një kontratë model të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime, të cilën brenda vitit 2011 duhet të nënshkruanin me të gjithë klientët privatë dhe buxhetorë dhe deri në fund të vitit 2013, duhet ta përfundonin këtë proces me të gjithë klientët familjarë.
Në fillim të vitit 2014, zbatimi në shkallë vendi i kontratës model ishte rreth 34% për të gjithë klientët në total. Në vitin 2014, kohëzgjatja mesatare e furnizimit me ujë nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin 2013. Konsumatorët janë furnizuar me ujë mesatarisht 11.5 orë në ditë. Mungesa e furnizimit të vazhdueshëm, pavarësisht shkaqeve, ndikon edhe në cilësinë e ujit, vëren ERRU në raportin vjetor. Sipas Dervishit, për të realizuar furnizim me ujë të pijshëm 24 orë të qytetarëve në të gjithë vendin, vlera e investimeve që duhet është rreth 6.4 miliardë euro.
Personeli
Prej kohësh ujësjellësit janë kthyer në fole për punësimin e militantëve nga partitë qeverisëse, ndërsa cilësia e shërbimit nuk i justifikon tarifat në rritje. Megjithatë, sipas raportit vjetor të ERRU të paraqitur në komisionin parlamentar, numri mesatar i punonjësve për 1000 lidhje është ulur nga 9.5 në 8.9.
Niveli i këtij treguesi është më i lartë se në vendet e rajonit, duke rritur koston e shërbimit. “Përqindjen më të madhe në totalin e kostove e zënë kostot e personelit, energjisë elektrike dhe amortizimit, prandaj edhe përpjekjet e shoqërive duhet të përqendrohen për të bërë të mundur uljen e këtyre shpenzimeve”, theksohet në raportin e firmosur nga Dervishi.
Në raport me shpenzimet e tjera, personeli zë 35%, energjia 26%, mirëmbajtja dhe kreditë zënë 20%. Përgjithësisht, ujësjellësit kanë numër të lartë punonjësish për 1000 lidhje që tregon për një menaxhim jo efikas të burimeve njerëzore, theksohet në raportin zyrtar.
Për një numër të vogël operatorësh, niveli i këtij treguesi i përafrohet nivelit të vendeve të rajonit, ku numri mesatar i punonjësve për 1000 lidhje nuk është mÃâââ¬Ë shumÃâââ¬Ë se 4-5 punonjës/1000 lidhje.
Më të lexuarat








