Shqiperia regjistron 200 mije banore me pak se ne 2011- OKB: Shkak emigrimi masiv
Që prej censusit të vitit 2011 popullsia shqiptare është zvogëluar me të paktën dyqind mijë shtetas deri në vitin 2018.
E përkthyer në shifra sot në shqipëri jetojnë 2 milion e 600 mijë banorë nga 2 milion e tetëqind mijë që figurojnë në censusin e fundit. Të dhënat shokuese janë publikuar nga agjecia e kombeve të bashkuara UNFPA, gjatë një aktiviteti ku mirrnin pjesë përfaqësues të qeverisë, parlamentit si dhe organizatave të shoqërisë civile. Sipas studimit shqipëria po përjeton një rritje negative të popullatës si dhe plakje të sajë.
Kështu norma e fertilitetit ka prekur nivelin më kritik të pas viteve 90 në të përllogaritur në 1.4 fëmijë për grua në vitin 2018. Ndër shkaktarët kryesor të rrudhjes së popullatës vlerësohet emigrimi masiv që ka cuar në largimin e të paktën 1 të tretës e banorëve prej vitit 1989 deri në vitin 2011. Krahas rritjes negative të popullsisë studimi I unfpa zbulon edhe të tjera të dhëna tronditës e që kanë të bëjnë me plakjen e popullatës shumë më shpejt nga sa pritej.
Në censusin e 2011, grupmosha mbi 60 vjec llogaritej në 14% shifër që pritet të arrijë në 25% brenda vitit 2040. Sipas studimit ata migrojnë më së shumti janë popullsia aktive 15-59 vjeç, cka ka krijuar mungesë të ofertës të punës. Ndërkohë Shqipëria vazhdon të ketë një raport të paekuilibruar në lindje, referuar 110 lindjeve meshkuj përkundrejht 100 lindjeve femra, pasojë e aplikimit të gjerë të abortit selektiv./Balkanweb