Secondary Adv

Produktiviteti i firmave ne Shqiperi: Tekstilet 5 here me ulet se mesatarja e BE

Në sektorin e tekstileve, veshjeve dhe lëkurës, mesatarja e firmave të BE-së është 5 herë më produktive se sa mesatarja e firmave në Shqipëri.   

 

Analizimi i të dhënave mbi produktivitetin në nivel firme zbulon diferenca tronditëse për vende të ndryshme, duke treguar kështu potencialin e gjerë ekonomik të pashfrytëzuar për të kapërcyer hendekun e produktivitetit. Kjo nuk aplikohet vetëm si krahasim i produktivitetit në vende të ndryshme, por edhe si krahasim i firmave që operojnë në të njëjtin vend dhe në të njëjtin sektor, ku hendeku është i gjerë. Në një punë kërkimore të fundit, të kryer nga ekspertë të Bankës Botërore, është vlerësuar se diferencat në nivel firme të produktivitetit në Shqipëri është një shembull i mirë i kësaj. Në sektorin e tekstileve, veshjeve dhe lëkurës, mesatarja e firmave të BE-së është 5 herë më produktive se sa mesatarja e firmave në Shqipëri. 

 

Kjo do të thotë se firmat shqiptare të veshjeve kanë nevojë për 5 herë më shumë punëtorë për të prodhuar të njëjtën sasi prodhimi sa mesatarja e firmave europiane. Duke krahasuar firmat shqiptare me njëra-tjetrën, produktiviteti i një firme në top 10 përqindëshin e shpërndarjes së performancës është afërsisht deri në katër herë më e lartë se sa një firmë në 10 përqindëshin e poshtëm në këtë sektor. Ky është një model i zakonshëm në shumë ekonomi në zhvillim. Sigurisht, disa hendeqe në performancë midis firmave është e pritshme. Edhe brenda sektorëve, firmat kanë modele të ndryshme biznesi, mund të ndryshojnë çmimet dhe të përdorin teknologji të ndryshme. Në çdo kohë, disa firma do të nxiten nga zhvillimet pozitive dhe disa të tjera do të përballen me tronditje negative.

 

Megjithatë, këto boshllëqe në performance janë tregues i potencialit ekonomik të pashfrytëzuar. Për të zgjidhur problemet me boshllëqet në produktivitet, shumë barriera duhet të kapërcehen. Disa janë probleme të brendshme të firmave. Për rrjedhojë, shumë firma nuk arrijnë të kuptojnë mundësitë që kanë për të përmirësuar performacën e tyre. Një anketë në praktikat e menaxhimit e kryer në 8000 kompani në 20 vende të ndryshme tregoi se 79% e firmave pretendojnë të kenë praktika menaxhimi mbi mesataren. Në përqindje të njëjtë, mundësitë për të ndryshuar një biznesi i vlerësojnë të vështira. Edhe nëse një drejtues vendos që të adoptojë teknologji të reja ose të ndryshojë stilin e menaxhimit, ai duhet që të krijojë mbështetjeje për ndryshimin brenda organizatës. 

 

Në fund të fundit, firmat përben nga njerëzit, vetëkënaqësia, besimi i tepërt, dhe frika e ndryshimit, mund t’i çojnë drejt mosveprimit. Së dyti, mjedisi i biznesit duhet të mundësojë sipërmarrësit. Për rrjedhojë, firmat kanë nevojë për qasje në kapital dhe punë të kualifikuar. Infrastruktura duhet që të lidhë firmat me tregjet. Shiriti i kuq duhet të prihet. Bizneset kanë nevojë për zbatimin e besueshëm të sundimit të ligjit. Në Shqipëri, anketa e sipërmarrjes për vitin 2019 gjeti se 43% e firmave kanë identifikuar korrupsionin, ndërsa 40% e tyre sistemin e gjyqësorit si kufizime madhore në biznesin e tyre. 

 

Kapërcimi i këtyre sfidave dhe krijimi i një mjedisi beninj për bizneset është thelbësore për aftësimin e sipërmarrësve dhe për inkurajimin e përmirësimeve të biznesit. Si përfundim, konkurrenca e tregut është e nevojshme për të nxitur ndryshimet. Për adoptimin e inovacioneve, hyrjet e firmave të reja të pakufizuara nga mënyrat e vjetra të të bërit biznes është çelësi. Ndonjëherë, kërcënimi nga konkurrenca mund të shkundi një firmë të prapambetur që të riorganizojë biznesin, në vendet me një informalitet të lartë, firmat që operojnë jashtë sistemit rregullator krijojnë një konkurrencë të padrejtë dhe pengojnë rritjen e biznesit formal, një pengesë madhorë e identifikuar nga 37% e firmave shqiptare në anketën e sipërmarrjes në 2019./Monitor


Më të lexuarat