Secondary Adv

OSHEE rrit blerjet e energjise: Ne 10 muaj jane shpenzuar 144.5 mln euro

Share on Google+

Rritja e kërkesës për energji për shkak të uljes së temperaturave pritet t’i kushtojë miliona euro Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. 

 

Ky dikaster ka hapur një procedurë për blerje energjie, teksa kërkon 240 mijë MWH për të plotësuar nevojat konsumatore përgjatë muajit nëntor. Nëse i referohemi çmimeve mesatare, me të cilat OSHEE ka blerë energjinë përgjatë tetorit, që arrijnë në rreth 75.5 euro/mwh, atëherë fatura vetëm për këtë procedurë pritet të arrijë në mbi 18 mln euro. Kjo faturë është ndjeshëm më e lartë, në krahasim me muajin tetor, ku në total  OSHEE shpenzoi 3.45 mln euro për blerje energjie. 

 

Viti 2019 ka qenë i vështirë për operatorin e shpërndarjes për shkak të thatësirës së tej-zgjatur, çka ka sjellë që për 10-mujorin të shpenzohen në total rreth 144.45 mln euro. Rritja e blerjeve të energjisë, ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të kërkojë për herë të tretë ndryshime në afatet e likuidimit të faturave të blerjes së energjisë. Pas vendosjes së 2 periudhave tranzitore 3-mujore, që i lejonin OSHEE-së të likujdonte faturat brenda 180 ditëve, dhe jo 90 ditëve sikurse parashikon rregullorja, tashmë Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për shqyrtimin e kërkesës së tretë të depozituar nga Operatori i Shpërndarjes.

 

Por, ndryshe nga 2 praktikat e para, në kërkesën e  radhës OSHEE kërkon që afati për likuidimin e tregtarëve fitues të ankandeve të shit-blerjes së energjisë të negociohet mes palëve. Më herët, një pjesë e tregtarëve kanë kundërshtuar zgjatjen e këtij afati. Ndërkohë që, edhe kreu i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac ka ngritur pikëpyetje se kjo masë do të reflektohet në rritje çmimi për konsumatorët fundorë./Scan


Më të lexuarat