Secondary Adv

Hapet se shpejti spitali i ri i Kirurgjise ne QSUT: 8.8 milion euro vlera e investimit

Share on Google+

Ministrja e Shëndetësisë zhvilloi takim me drejtuesit e shërbimeve të kirurgjisë në QSUT për të konkretizuar planin e transferimit të shërbimeve të kirurgjisë në spitalin e ri modern.

 

Ministrja ka bërë të ditur se spitali i ri modern është gati të hapë dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend. “Me drejtuesit e shërbimeve të kirurgjisë dhe ekipin e QSUT për të konkretizuar planin e transferimit të të gjithë shërbimeve të kirurgjisë në spitalin e ri modern që është gati të hapë dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend”,-bën të ditur Manastirliu. Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT është një investim me vlerë 8.8 milion euro, ku do të përqendrohet i gjithë shërbimi i kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën. Spitali i ri i kirurgjisë ka një kapacitet prej 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë.

 

Po ashtu ky spital ka 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), njëra prej të cilave krejtësisht digjitale, që ju shërben edhe studentëve të mjekësisë për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike. Spitali i ri ka edhe 2 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim. Qeveria shqiptare ka investuar rreth 30 milion euro për modernizimin e QSUT-së me ndërtimin e Spitalit të Ri të Kirurgjisë, Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Pediatrisë. Nga këto investime përfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë./ata


Më të lexuarat