Secondary Adv

Pak fonde per sektoret prioritare: Ja sa para do mare nga buxheti arsimi, shendetesia dhe bujqesia

Arsimi, shëndetësia dhe bujqësia janë tre sektorët që qeveria ka përcaktuar si prioritarë dhe që do të mbështesë gjatë këtij viti. 

 

Por po të shikojmë fondet e akorduara për investime kapitale në këto sektorë përgjatë vitit 2020, situata nuk duket aq rozë. Kështu, referuar shifrave të projektbuxhetit, për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, janë akorduar rreth 4.1 miliardë lekë, nga 3.8 që rezultojnë me aktin normativ të 2019-ës, apo e thënë ndryshe, një rritje fondi me 300 milionë lekë. Ku duket se përparësi i është dhënë rritjes të fondeve për arsimin universitar dhe të mesëm, ndërsa janë shkurtuar fondet për shkencën. 

 

Sa i takon shëndetësisë, total ii shpenzimeve kapitale arrin në 3.11 miliardë lekë, nga 3.13 miliardë të akorduara gjatë këtij vitit, ku jo vetëm që nuk ka rritje, por financimi ka pësuar një rënie të lehtë. Në këtë sektor, janë rritur lehtë fondet për shërbimin e urgjencës dhe janë ulur për shërbimet e kujdesit parësor. Sa i takon sektorit të tretë, bujqësia ka marrë vëmendjen më të madhe me një rritje të fondit prej 1.6 miliardë lekësh për investime, i orientuar kryesisht drejt sigurisë ushqimore, peshkimit, infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes, ndërsa ka pasur shkurtim sa i takon zhvillimit rural./Scan


Më të lexuarat