Secondary Adv

Kater shkolla ne Tirane do ndertohen me PPP: Bashkia pranon oferten 13.8 mln euro

Bashkia njoftoi se ka pranuar ofertën e bërë nga bashkimi i disa operatorëve për procedurën PPP për ndërtimin e katër objekteve arsimore në Zonën Tirana 4. 

 

Në njoftimin e bërë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, Bashkia bëri me dije se oferta që erdhi nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk është pranuar dhe vlera e ofertuar është mbi 1.7 miliardë lekë apo rreth 13.8 milionë euro. Bashkia e Tiranës theksoi se janë dy muaj afat për negocim dhe se kompanitë duhet që të paraqesin edhe një sërë dokumentesh.

 

Njoftimi i plotë publikuar në APP

Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk. Adresa: Rr. Frederik Shiroka, Pallati i ri, Shkalla B Kati II , Tiranë Njesia adm nr.2 Rr.Murat Toptani ,perballe Kinema Milenium godina nr.3 Pedonale. Njesia adm nr. 7, Rr Frederik Shiroka, Ndertesa 6, Hyrja 10 Ap. 6, TiraneNjesia adm nr 10 ,Rr. Islam Alla, Pall. IVEA 3/5 ,Tirane Njesia adm nr.2 Rr. Derhemi, Pallati nr 3, Shkalla nr 1, Ap nr 1, Tirane Lagjia Bahçallek, Rr. Nacionale Shkoder-Tirane, nr pasurie 17/910 zona kadastrale 8591, Shkoder. 

 

Procedura e koncesionit/partneritetin publik privat : “ Procedurë e Hapur ”

Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-32793-08-06-2019

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në

Bashkinë e Tiranës “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në Zonën Tirana 4”

 

Buletini i Njoftimeve Publike Nr 32 13.08.2019 Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara: Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk NUIS J 61812013 R & NUIS I 61922018 S & NUIS K 61625001 I & NUIS K 72113010 E & NUIS L 51424014 F & NUIS J 66902027 T. Vlera totale e kostos së vlerësuar për projektimin, financimin, ndërtimin, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikqyrjen dhe kolaudimin eshte : 1,738,456,241.9 (një miliard e shtatëqind e tridhjetë e tetë milion e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e dyzet e një presje nëntë) pa TVSH. 

 

Autoriteti kontraktue Bashkia Tiranë lajmëron se oferta e paraqitur më datë 09.09.2019 nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk me Adresa: Rr. Frederike Shiroka, Pallati i ri, Shkalla B Kati II , Tiranë, Njesia adm nr.2 Rr. Murat Toptani, perballe Kinema Millenium godina nr.3 Pedonale, Njesia adm nr. 7, Rr Frederik Shiroka, Ndertesa 6, Hyrja 10 Ap. 6, Tirane, Njesia adm nr 10 ,Rr. Islam Alla, Pall. IVEA 3/5 ,Tirane, Njesia adm nr.2 Rr. Derhemi, Pallati nr 3, Shkalla nr 1, Ap nr 1, Tirane, Lagjia Bahçallek, Rr. Nacionale Shkoder-Tirane, nr pasurie 17/910 zona kadastrale 8591, Shkoder, për marrjen me koncesion/PPP te objektit “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në Zonën Tirana 4” është pranuar.

 

Afati i negocimit te Kontrates tuaj do te jete 2 (dy) muaj. Ofertuesi Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk kërkohet t’i paraqesë Autoriteti kontraktues; Bashkia Tiranë dokumentet e meposhtme:

Kopjen e vënies në dijeni për Formularin e Kushteve te Pergjithshme dhe te Vecanta te Kontratës Koncesionare\Partneritetit publik Privat, të nënshkruar. Sigurimin e Kontrates sipas formes se kerkuar ne Dokumentat Standarte te Procedures Konkurruese. Sigurimi duhet te paraqitet jo me vone se ne momentin e nenshkrimit te Kontrates nga te dy palet. 3. Dokument bankar qe verteton pagesen e kryer per shpenzimet e publikimit dhe shpenzimet e konsulences se specializuar./Monitor


Më të lexuarat