Secondary Adv

Jo me kartela mjekesore me shkrim: Ministria e Shendetesise prezanton eVizita

Tashmë të gjitha vizitat te mjeku i familjes do të jenë të regjistruara online.

 

Ministrja e Shëndetësisë ka prezantuar portalin eVizita, sii një vazhdimësi e protaleve të tjera eReceta, dhe eReferimi dhe regjistri kombëtar i gjendjes civile, ku do të jetë një historik i plotë i çdo pacienti që vizitohet tek mjeku i familjes. Një program që lehtëson punën e çdo mjeku, por është edhe në të mirë të çdo pacienti. Ku portal kryen disa funksione: Regjistri i vizitave të mjekut të familjes; Plotësimin online të formularit nga të gjithë mjekët e familjes; Aneksimin e historikut të të dhënave shëndetësore të pacientit nga mjeku; Aneksimin e historikut të vizitave nga pacienti në portalin e- albania; gjenerimin e raporteve për historikin e shenjave jetësore të pacientëve; Analizë të dhënash për vendimarrje klinike, menaxheriale dhe administrative për strukturat shëndetësore. 

 

Fillimisht procesi ka nisur në qytetin e Lezhës dhe Vlorës dhe do të shtrihet edhe në 1500 mjekët e tjerë të familjeve."Ka filluar aplikimi i sistemit të ri të regjistrit elektronik eVizita, me të cilin mjekët e familjes mund të plotësojnë online formularin e vizitës mjekësore Nga përdorimi i eVizita mjekët do të mund të aksesojnÄ“ online historikun e pacientit, duke sjellë për herë të parë integrimin e sistemeve të tjera, si eReceta, eReferimi dhe regjistri kombëtar i gjendjes civile AHIS, Procesi ka filluar në Lezhë, vijon në Vlorë dhe së shpejti 1500 mjekët e familjes në sistemin tonë shëndetësor do të aplikojnë eVizita", shkruan Manastirliu./Shqiptarja.com


Më të lexuarat