Secondary Adv

Objektivat e qeverise- Denaj: Ne 2020 pritet te krijohen 35 mije vende te reja pune

Ministrja e Financave gjatë prezantimit të p/buxhetit për vitin 2020 në Komisionin e Ekonomisë bëri me dije se pritet të krijohen rreth 35 mijë vende pune vitin që vjen.

 

Realizimi e një rritjeje ekonomike, e cila parashikohet të jetë në nivelin 4.1% në vitin 2020, një rritje e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet, sipas Denajt do të përkthehet në më shumë punësim. Për vitin 2020, rritja ekonomike mbështet krijimin e rreth 35 mijë vendeve të reja pune, si dhe uljen e mëtejshme e shkallës së papunësisë poshtë nivelit 11%.

 

Tregu i punës ka shfaqur një ulje tÑ‘ mëtejshme tÑ‘ shkallës së papunësisë nën nivelin prej 12% në tremujorin e dytë, niveli më i ulët i regjistruar gjatë dy dekadave e fundit. Punësimi, sipas ministres Denaj, u rrit me 3.3%, e ushqyer kjo kryesisht nga rritja e shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës. “Rritja e punësimit është kyçe për gjenerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve, e për rrjedhojë për të nxitur konsumin, kursimet e investimet, dhe rritjen e mëtejshme të ekonomisë”, deklaroi Denaj./ata


Më të lexuarat