Secondary Adv

Raporti i OKB: Shqiperia e parafundit ne Europe per prodhimin ne sektorin industrial

Shqipëria është vendi i parafundit në Europë dhe e 109-ta në botë sa i përket konkurrueshmërisë së sektorit industrial, vetëm me Malin e Zi më keq se ne në këtë drejtim.

 

Në këtë përfundim arrin raporti më i fundit i zhvillimit industrial 2020 i publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Raporti thotë se nga vitit 2015 deri në vitin 2017 Shqipëria nuk ka shënuar asnjë progres në këtë drejtim. Indeksi i përgjithshëm përpilohet mbi bazën e tre nën-indikatorëve: kapaciteti për të prodhuar dhe eksportuar, kapaciteti për të përmirësuar teknologjinë si dhe impakti global.

 

Performanca më e mirë regjistrohet në drejtim të shtyllës së parë, atë të kapaciteteve prodhuese ku renditemi të 100-tët në botë. Këtu renditemi të parafundit në Europë, më keq vetëm se Moldavia. Në drejtim të thellimit dhe përmirësimit teknologjik jemi të 132-tët në botë dhe në drejtim të impaktit global në vendin e 117-të në botë. Për thellimin dhe përmirësimin teknologjik jemi të fundit në Europë, me të gjitha vendet e tjera më mirë se ne në renditje. Gjermania është vendi i parë në këtë renditje në Europë, por edhe në botë./Scan


Më të lexuarat