Projekt per infrastrukturen e ujesjellesit te Kamzes: Ne shkurt 2020 nis investimi
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve nis së shpejti investimin për të garantuar 24 orë ujë të pijshëm për 40.000 banorë në Kamzë.
Investimi, i cili do të nisë në shkurt 2020, vjen në kuadër të Programit Infrastruktura Bashkiake IV për të garantuar furnizimin me ujë për banorët e zonave kryesore në Kamëz. Këshilli Teknik, AKUM shqyrtoi dhe miratoi projektin për investimet në infrastrukturën e ujësjellësit të Kamzës, që parashikon rehabilitim e optimizim të burimit të vjetër të Bovillës, rehabilitim për 51,34 km rrjet të furnizimit me ujë, rehabilitimin e puseve të Valiasit, si dhe modernizimin e infrastrukturës së ujësjellësit me sistem SCADA. Ky investim do të vijojë me mbështetjen që bashkia Kamzë mori në kuadër të Programit Infrastruktura Bashkiake V, që pritet të nisë në vitin 2021 për t’u garantuar rreth 64.000 banorëve të Kamzës 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi./ata